LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzojnë Hitlerin për të joshur myshterinj

Shfrytëzojnë Hitlerin për të joshur myshterinj

Bosët e një klubi nate në Poloni janë burgosur, pasi që kanë përdorur fotografi të Adolf Hitlerit për të promovuar lokalin e tyre.

Pronarët e barit në Varshavë kishin vendosur fotografi të liderit nazist duke mbajtur syze me dukje fitimtari, me qëllim që të joshnin vizitorë.

Dhe për këtë arsye ata do të ‘shijojnë’ nga dy vjet burg për promovimin e fashizmit, gjë e ndaluar rreptësisht në Poloni, vend ky i okupuar nga trupat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Përmbajtja e kësaj fotografe që përdor imazhe për të reklamuar fashizmin është një krim”, tha prokurori Renata Mazur.


Ndërkohë, një përfaqësuese e klubit ka thënë se ideja është se “Hitleri nuk është i lumtur me gjendjen e klubeve të Varshavës, prandaj planifikon t’i okupojë ato dhe t’i bëjë më të mirë”. /Telegrafi/