LAJMI I FUNDIT:

I arratisuri provokon policinë në Facebook

I arratisuri provokon policinë në Facebook

Britaniku Craig “Lazie” Lynch (28-vjeçar) ka ikur nga burgu në shtator të këtij viti – mirëpo që nga ajo kohë, ai rregullisht shfaqet në Facebook, duke e provokuar policinë.

Në fotografitë që i ka edituar në këtë ueb-faqe të popullarizuar të internetit, Lynch shfaqet i relaksuar, ndërsa policëve u tregon gishtin e mesëm.

Lazie ka ikur nga burgu Hollesley Bay në Suffolk. Ishte në fund të kryerjes së dënimit shtatëvjeçar për shkak të vjedhjeve që kishte bërë.

Miqtë e tij nga facebook e konsiderojnë si hero, ndërsa ka edhe mijëra adhurues. /Telegrafi/