LAJMI I FUNDIT:

Politikani 86-vjeç indian, seks me tri femra

Politikani 86-vjeç indian, seks me tri femra

Një politikan indian ka dhënë dorëheqje nga posti u guvernatorit, pasi në televizion janë emetuar xhirime ku ai shihet duke bërë seks me tri femra.

Këto femra ishin “dhuratë” nga një tjetër femër, e quajtur Radikha, e cila në këtë mënyrë e kishte falënderuar guvernatorin për mosrespektim të kontratës me firmën e saj, për një projekt në fushën e minierave.

Pasi Narayan Dutt Tiwari (86-vjeçar) nuk e kishte përmbushur pjesën e tij të marrëveshjes, Radikha këto xhirime i ka dërguar në televizionin ABN (Andhra Jyoti News).

Shefat e partisë i kanë kërkuar guvernatorin që të jep dorëheqje, për të shmangur kështu reagimet e partive opozitare dhe të shoqatave të grave.


“Ky xhirim është montazh, që ka për qëllim të dëmtojë reputacionin e guvernatorit”, ka thënë zëdhënësi i tij – duke shtuar se guvernatori ka 86 vjet, dhe ndodhet në përfundim të jetës së tij.

Gjyqi të premten i kishte ndaluar televizionit ABN të emitonte këtë xhirim 3.5 minutash, mirëpo ai shumë shpejt është gjetur në youtube. /Telegrafi/