LAJMI I FUNDIT:

Për dashuri kërkohet leje

Për dashuri kërkohet leje

Një tinejxher nga Wisconsini, i cili me makinë të vjedhur kishte tentuar të ikte bashkë me një vajzë nga Tennessee, ka marrë një dënim të çuditshëm. Ky djalosh 19-vjeçar nuk mund të ketë të dashur pa marrë leje.

Jordan S. Christensen nga Appleton është dënuar me një vjet burg, respektivisht tre vjet me kusht, ndërsa në vendimin e gjyqit thuhet po ashtu se, për të dalë në takim me gjininë e kundërt ai duhet të marrë leje nga punëtorët social.

Christensen kohë më parë ua kishte vjedhur veturën prindërve të tij që e kishin birësuar, dhe kishte shkuar deri në Memphis, ku i është bashkuar edhe e dashura e tij 16-vjeçare. /Telegrafi/