Banori i parë i Tokës në planetin e kuq, siç njihet ndryshe Marsi, do të mund të jetë majmuni. Ky lajm vjen nga Rusia, e cila sërish ka filluar të bëjë garë me SHBA-të për ta “pushtuar” gjithësinë.
Përkundër faktit se, bashkë me majmunin – ose majmunët – do të jetë edhe një robot, që do ta shoqërojë atë, ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra të shoqatave për mbrojtjen e shtazëve.
Rusët ishin të parët, të cilët në vitin 1983 e kishin dërguar një majmun në gjithësi. “Kemi plane për t’u kthyer në gjithësi”, ka thënë Zurab Mikvabia, drejtor i Institutit për Patologji Eksperimentale dhe Terapi në Gjerogji – i cili në vitet e 80-ta kishte stërvitur majmunët për misionin në gjithësi.
Ky institut tashmë ka filluar negociatat me Akademinë Ruse të Gjithësisë, për t’i përgatitur majmunët për një mision në Mars.
Kjo iniciativë shihet si pjesë e projektit ruso-evropian Mars-500, në kuadër të të cilit 6 vullnetarë kishin kaluar 120 ditë të mbyllur në fluturake simuluese, duke iu përshtatur kushteve që zotërojnë në Mars.
“Plani i mëhershëm ishte t’i dërgonim njerëzit në Mars, mirëpo për shkak të gjatësisë së rrugës dhe pamundësisë për t’iu ofruar mbrojtje adekuate për një rrugë të tillë, tashmë po bisedohet për mundësinë e dërgimit të majmunëve në vend të njerëzve”, ka sqaruar Mikvabia.
Agjencia Evropiane e Gjithësisë ka vlerësuar se ky udhëtim do të duhej të zgjaste 520 ditë.
Nëse vazhdohet me këtë projekt, atëherë majmunët do të stërviteshin në Gjerogji, ku do të duhej të mësoheshin të bashkëpunojnë me robotët, që do të kujdesen rreth tyre gjatë udhëtimit në gjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Dridhja e të pasmeve”: Kjo ishte mënyra se si protestuan femrat, para kordonit të policisë në Honduras (Video)
Seksi treshe
Një vend që të lë pa frymë: Lumi Umnogat është gjëja më e bukur që kemi parë deri tani
24 vjeçari nga Teksasi shënon rekord të ri botëror teksa përfundon gjysmë maratonën duke dribluar topin e basketbollit
Çfarë është kjo krijesë misterioze: Këto pamje flasin për ekzistencën e krijesave mitologjike (Video)
Pema gati goditi çiklistët, kamera regjistroi gjithçka
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp