LAJMI I FUNDIT:

Thirr policinë për ta vënë djalin në gjumë

Thirr policinë për ta vënë djalin në gjumë

Një nënë nga Bostoni, i cila ishte nevrikosur tej mase me të birin e saj, i cili luante video-lojëra në orët e vona të natës, e ka thirrur policinë për t’i ndihmuar asaj që të birin ta vë në gjumë.

Në shtëpinë e saj kishin arritur dy policë, të cilët e kishin bindur të birin e saj problematik që ta dëgjojë këshillën e nënës.

Zëdhënësi i policisë në Boston, Joe Zanoli ka thënë se, kjo thirrje ishte paksa e jashtëzakonshme, mirëpo jo edhe befasuese – sepse fëmijët në ditët e sotme po bëhen gjithnjë e më të varur nga video-lojërat. /Telegrafi/