LAJMI I FUNDIT:

Në Afrikë edhe elefantët luajnë futboll

Në Afrikë edhe elefantët luajnë futboll

Në Afrikë me padurim pritet fillimi i Kampionatit Botëror në Futboll – dhe me këtë sport tashmë merren të gjithë, madje edhe shtazët më të mëdha në botë, elefantët.

Në Najrobi, një grup i elefantëve të vegjël ishte shpëtuar nga David Sheledrick nga organizata “Wildlife Trust”, pasi prindërit e tyre ishin vrarë nga gjahtarët e paligjshëm.

Marrë parasysh se sa kënaqen duke luajtur futboll, loja e futbollit duket se është një lloj terapie për këta elefantë, thekson gazeta britanike The Sun.

Përndryshe, vullnetarët e organizatës “Wildlife Trust”, punojnë pa pushim në rehabilitimin e kafshëve që janë cak i përhershëm i gjahtarëve të paligjshëm. /Telegrafi/