LAJMI I FUNDIT:

Koha për tatuazh në dhëmbë

Koha për tatuazh në dhëmbë

Falë teknikës që ofron Heward Dental Lab, respektivisht mundësisë për të bërë tatuazhe në dhëmbë, buzëqeshja juaj mund të marrë një “dimension” krejtësisht të ri.

Siç thonë mjeshtrit e tatuazhit në dhëmbë, klientët e kësaj klinike kërkojnë tatuazhe në dhëmbë të ndryshëm – sidomos në dhëmbë më të dukshëm.

Këto tatuazhe kanë një përparësi, ato mund të vendosen por edhe të largohen shumë lehtë – madje për largimin e tyre nuk nevojitet më shumë se 5 minuta në cilëndo klinikë të dhëmbëve. /Telegrafi/