LAJMI I FUNDIT:

Paguan dëmshpërblim pse shpëtoi nga treni

Paguan dëmshpërblim pse shpëtoi nga treni

Një francez i ri duhet ti paguajë Hekurudhës së Francës dëmshpërblim, pasi ka shpëtuar pa lëndim kur ishte shtrirë i dehur mbi binarët e trenit.

Incidenti kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar, në linjën hekurudhore Kemper-Paris.

Drejtuesi i trenit e kishte vërejtur një person të shtrirë mbi binarë, dhe kishte arritur të ndalte trenin 800 metra para se ta shkelte atë.

Djaloshi ishte i pa lënduar, mirëpo shihej qartë se ishte tejmase i dehur, ndërsa nga dehja nuk kishin arritur ta zgjonin as policët e zjarrfikësit, që kishin arritur në vendngjarje.


Policia kishte konstatuar se ai kishte konsumuar kanabis dhe kishte pasur sasi të madhe të alkoolit në gjak.

Siç bëjnë të ditur mediat franceze, këto ditë gjyqi ka sjellë një vendim, ndërsa i riu duhet të paguajë 3.000 euro në llogari të Hekurudhës, për shkak të “dëmit”, respektivisht pengesës që i ka shkaktuar qarkullimit të trenit. /Telegrafi/