LAJMI I FUNDIT:

Moskë, i ftohti ngrin bankomatet

Moskë, i ftohti ngrin bankomatet

I ftohti polar në Moskë ka arritur të ngrijë gjithçka, madje edhe bankomatet që nuk arrijnë të funksionojnë duke krijuar kaos në kryeqytetin rus.

Këto ditë, temperatura varion nga -20 deri ne -28 gradë dhe kjo ka bërë që mekanizmat e bankomateve të ngrijnë plotësisht.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Itar-Tass, sipas së cilës, bankat më të prekura nga ky fenomen janë, Sberbank VTB 24, Alfa-Bank, Moskovski Kreditni Bank e Vozrozhdenie.

Bankomatet kryejëe çdo procedurë në mënyrë korrekte, por në momentin që duhet të nxjerrin paratë, klientët rrinë në pritje me duar bosh.


Ndërkohë, sipas njoftimeve, në Siberi, Urale dhe në veri të vendit, temperaturat kanë arritur deri në -50 grade. Temperatura më e ulët -54 grade është regjistruar të enjten në distriktin autonom Nenetski që ndodhet në brigjet e detit Barenc. /tch/