LAJMI I FUNDIT:

Pas 59 vjetëve martesë, vdesin brenda disa minutash

Pas 59 vjetëve martesë, vdesin brenda disa minutash

James dhe Lolie Brackin kanë jetuar plot 59 vjet në një bashkëshortësi të lumtur, thonë fëmijët e tyre. Ata kurrë nuk ishin ndarë, kështu që edhe vdekja i mori njëkohësisht.

Ky çift nga Florida kishte ikur në një rimorkio të kamionit, kur Lolie kishte pasur vetëm 16 vjet – dhe që nga ajo kohë kanë jetuar së bashku, të lumtur.

Ata kanë vdekur thuajse njëkohësisht – brenda disa minutash – në një shtëpi të pleqve në Florida. James ka vdekur në moshën 79, ndërsa Lolie në moshën 76-vjeçare.

Pas vetes kanë lënë 4 vajza, bëjnë të ditur mediat amerikane. /Telegrafi/