LAJMI I FUNDIT:

Kur këngëtarja merr në thua

Kur këngëtarja merr në thua

Ish-këngëtarja e bendit Liberty X, Michelle Heaton, gjatë prezantimit të modelit të ri Ford Fiesta, ka “interpretuar” një pikë të pazakonshme nga “repertori” i saj – përplasjen në dysheme.

Megjithëse moderatori e kishte prezantuar atë si atraktive, të pashme dhe të shkathët, siç është edhe modeli i makinës, këngëtarja me të ecur të saj të pasigurt i ka demantuar fjalët e tij.

Dhe, derisa çifti i moderatorëve ishte duke e zbuluar automobilin, Michelle ka marrë në thua dhe është rrëzuar – duke e “kurorëzuar” kështu prezantimin publik të Ford Fiesta-s. /Telegrafi/