LAJMI I FUNDIT:

18-vjeçarja shfaq gjoksin para motoristëve

18-vjeçarja shfaq gjoksin para motoristëve

Një vajzë 18-vjeçare nga Invercargilli, kohë me parë kishte shkaktuar rrëmujë të vërtetë në komunikacion, pasi që para motoristëve që kalonin zbulonte gjoksin e saj të bëshëm.

Mirëpo, ky veprim i saj, ia kishte marrë mendtë një shoferi të veturës, i cili e kishte goditur atë – fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime të rënda.

Cherelle May Dudfield është dërguar në gjyq, për shkak të sjelljes së pahijshme, ku edhe ka pranuar fajin.

Avokati i saj ka thënë se ajo kishte bërë një veprim të marrë, mirëpo ka shtuar se edhe shoferi ka mundur të jetë më i kujdesshëm.


Gjykatësi ndërkaq, ka thënë se sjellja e saj ishte e rrezikshme, por fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja – andaj Cherelle është dënuar me 275 dollarë. /Telegrafi/