LAJMI I FUNDIT:

Mbi 9.000 dollarë për rrëmojcën e Dickensit

Mbi 9.000 dollarë për rrëmojcën e Dickensit

Kruesja dhëmbësh e Charls Dickensit, e punuar nga eshtrat e elefantit dhe nga ari, është shitur në New York për 9.150 dollarë.

Ajo është vënë në ankand nga trashëgimtarët e Dickensit – ndërsa është pritur të arrijë një çmim deri në 5.000 dollarë.

Nga shtëpia e ankandeve është bërë e ditur se blerësi i saj nuk ka pranuar të zbulojë identitetin e tij.

Në rrëmojcë janë të skalitur inicialet e pronarit të saj, ndërsa posedon mekanizimin e mbylljes.


Shkrimtari i famshëm këtë rrëmojcë e kishte shfrytëzuar në udhëtimin e tij të fundit në SHBA.

Dickens ka vdekur në vitin 1870. /Telegrafi/