LAJMI I FUNDIT:

Rritet shitja e suvenirit me të cilin është qëlluar Berlusconi

Rritet shitja e suvenirit me të cilin është qëlluar Berlusconi

Shitoret italiane të suvenirëve kanë shënuar rritje të shitjes së statujës të katedrales së Milanos, identike me atë me të cilën është sulmuar gjatë vikendit kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

“Definitivisht, shitja është shtuar. Pas asaj ngjarjeje, njerëzit blejnë më të madhe këtë statujë për suvenir. Duket se ajo është bërë dhurata më e preferuar për Krishtlindje”, ka thënë pronari i një dyqani, para katedrales në Milano, i quajtur Mario.

Kjo statujë ishte shfrytëzuar si mjet për sulm ndaj kryeministrit Berlusconi nga 42-vjeçari Massimo Tartagli – i cili shefit të qeverisë italiane ia kishte dëmtuar nofullën dhe hundën.

Suveniri me të cilin është sulmuar Berlusconi punohet nga qeramika dhe materiali sintetik. /Telegrafi/