LAJMI I FUNDIT:

Emrat më të popullarizuar – Aiden dhe Madeline

Emrat më të popullarizuar – Aiden dhe Madeline

Mos i njihni gjë fëmijët që quhen Aiden ose Madeline? Shanset për t’i njohur ata janë shumë të mëdha – pasi këtë vit, këta dy emra janë më të popullarizuar në Amerikën Veriore, ndërsa emrat Jacob dhe Emma, janë emrat më të popullarizuar të dekadës së fundit.

“Ekzistojnë variante të ndryshme të shkrimit të këtyre emrave, kështu që Aiden mund të shkruhet edhe si Ayden, Aidyn, Aden ose Aaden, derisa Madaline mund të shkruhet dhe shqiptohet si Madeleine, Maddelin i Madalen”, ka thënë Candace Alper, zyrtare e ueb-faqes muzikore nameyourtune.com.

Alper ka thënë se prindërit pëlqejnë tingëllimin e emrave të vjetër e tradicionalë, por dëshirojnë që emri të tregojë edhe veçantitë e fëmijës së tyre. Prindërit e kuptojnë se emri bëhet identitet i fëmijës së tyre. /Telegrafi/