LAJMI I FUNDIT:

Facebook: Ndalohet miqësia avokat-gjykatës

Facebook: Ndalohet miqësia avokat-gjykatës

Pas kufizimeve “on line” për yjet e Hollywood-it dhe gazetarëve, tani është radha e gjykatësve amerikanë. Këta të fundit nuk mund të kenë miqësi në “Facebook” me avokatët.

Raportet e tyre virtuale janë të ndaluara sidomos nëse janë avokatë që veprojnë në të njëjtën prokurori, duke rrezikuar kështu komprometimin e lirisë së gjykimit gjatë një seance në të cilën gjendet pikërisht miku i tij në palën mbrojtëse.

Kjo mase është marre nga kodi i ri i sjelljes i aprovuar nga Komiteti i Etikës Gjyqësore, në Florida. Në vendim thuhet se duhen bërë “unfriend” të gjithë avokatët që në të shkuarën kanë qenë miq në “Facebook”. /TCH/