LAJMI I FUNDIT:

Polici me vallëzim rregullon komunikacionin

Polici me vallëzim rregullon komunikacionin

Tony Lepore (62), polic në pension, po ashtu i njohur si “polici vallëzues”, sërish ka vallëzuar në rrugët e Providencet, në Rhode Island.

Pasi kishte dalë në pension, Lepore që nga vitit 1998 çdo vit kthehet në rrugë, dhe për dy javë rresht rregullon komunikacionin duke vallëzuar.

Në pikën e tij të vallëzimit janë të përfshira; lëvizja e duarve, ulja në gjunjë derisa shfrytëzon bilbilin, por nganjëherë edhe rrotullimi – derisa u lejon përparësi këmbësorëve në rrugë.

“Çdoherë kam pasur dëshirë të jem artist”, ka thënë Lahore, i cili pikat e tij të vallëzimit për herë të parë i kishte ekzekutuar në rrugë, në vitin 1980, kur ende nuk kishte pasur semaforë në ato vende. /Telegrafi/