LAJMI I FUNDIT:

Art nga pluhuri

Art nga pluhuri

Britaniku Paul Hazelton inspirimin e tij për art e ka marrë nga pluhuri, duke krijuar skulptura të ndryshme që fascinojnë dashamirët e artit.

“Pluhuri është pjesë e përditshmërisë sonë, andaj edhe më tërheq. Njësoj është edhe arti. Arti, sikurse edhe pluhuri, është gjurmë e jetës, andaj shfrytëzimi i pluhurit si material artistik për mua është një lloj i shprehjes individuale më direkte”, ka thënë Hazelton.

Inspirim për Hazeltonin është brendia e shtëpisë së tij, respektivisht mbeturinat që krijohen, ndërsa pluhuri dhe mbeturinat sekondare janë pikënisja për veprat e tij. /Telegrafi/