LAJMI I FUNDIT:

98-vjeçarja akuzohet për vrasjen e 100-vjeçares

98-vjeçarja akuzohet për vrasjen e 100-vjeçares

Laura Lundquist, 98 vjeçe, akuzohet për vrasjen e Elisabeth Barrow, 100 vjeçe, në një azil në Dartmouth të Massachusetts.

Viktima ishte gjetur me kokën e futur në një qese plastike dhe fillimisht u mendua për një vetëvrasje.

Por hetimet kanë nxjerre përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje për të cilën është përgjegjëse shoqja e saj e dhomës.

Nëse mjekët vendosin se Lundquist mund të përballojë procesin, atëherë do të kemi të bëjmë me personin më të vjetër të gjykuar për vrasje në SHBA. /tch/