LAJMI I FUNDIT:

Gruaja fiton të drejtën të bëhet baba

Gruaja fiton të drejtën të bëhet baba

Një gjermane, e quajtur Brigita, e cila jeton në një lidhje lezbike, në qytetin Keln, ka fituar të drejtën të jetë babai biologjik i një fëmije.

Para së të ndërronte gjininë, Brigita kishte ruajtur spermën e saj, prej së cilës ka lindur fëmija në barkun e partneres së saj – e cila në vitin 2007 ka lindur një djalë.

Brigita ka lindur si mashkull Bernd, ndërsa gjininë e kishte ndërruar në vitin 1997.
Gjykata ka insistuar që në certifikatën e lindjes të fëmijës të shkruhet emri Bernd – në mënyrë që të shmanget rreziku potencial i dyshimit se njëri nga prindërit e fëmijës të etiketohet si “transeksual”.

Gjykata ka ndryshuar emrat – për ta mbrojtur kështu identitetin e prindërve të fëmijës. /Telegrafi/