LAJMI I FUNDIT:

Varrimi në këmbë kursen vend

Varrimi në këmbë kursen vend

Një shoqatë e varrimit në Australi, rekomandon varrimin vertikal të të vdekurve, ashtu që të kursehet hapësira në varre, ndërsa sipas medieve lokale, kjo ide së shpejti do të fillojë të realizohet në Melburn.

Sipas metodës së re të varrimit, të cilën e ka perfeksionuar shoqata “Varrimi në këmbë”, rekomandohet që i vdekuri të mos vendoset në arkivolin e zakonshëm prej druri, por në një thes bio-shpërbërës.

Kjo shoqatë thotë se metoda e tyre është mjaft ekologjike, pasi që lirohet shumë më pak dyoksid karboni, sesa në rastet e varrimit tradicional.

Krahas faktit që më pak ndot ambientin dhe kursen vend, kjo mënyrë e varrimit është më e lirë, pasi që shpenzimet për të janë 1.700 euro, krahas varrimit klasik që kushton 4.000 euro.


Shoqata ka rekomanduar që në vend të përmendores mbi varr, të shkruhen emrat e të vdekurve në një pllakë të përbashkët, ashtu që secila familje do ta dijë lokacionin e saktë të vendvarrimeve. /Telegrafi/