LAJMI I FUNDIT:

Incizojnë veten gjatë plaçkitjes

Incizojnë veten gjatë plaçkitjes

Dy tinejxherë hajna nga Filadelfia kanë incizuar veten gjatë plaçkitjes e incizimin e tyre e ka gjetur policia dhe i ka arrestuar këta delinkuentë.

Djemtë e moshave 15 e 16 vjeçare “kanë terrorizuar banorët e lagjeve të Filadelfias” duke ua vjedhur shtëpitë e tyre, gjersa ky tregim ka marrë një kthesë të madhe kur janë gjetur incizimet e tyre, ka thënë komandanti i policisë lokale.

Në një shtëpi ata kanë hapur dhuratat të cilat ishin vendosur nën pemën e Krishtlindjes dhe kanë vjedhur lojërat elektronike. Në video incizimin të cilin ata e kanë bërë dëgjohen duke thënë se “Krishtlindja për ta kishte ardhur më herët”.

Pak kohë pasi që kishin aktivizuar alarmin kundër vjedhjeve në një shtëpi të cilën e kishin plaçkitur, policia i ka kapur në rrugë me mall me vlerë prej rreth 1.000 dollarë. Plaçkitësit e mitur janë dërguar në qendrën korrektuese.