LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë amerikania më e moshuar

Ndërron jetë amerikania më e moshuar

Amerikania më e moshuar, e cila ishte personi i tretë për nga mosha në botë, ka vdekur në moshën 115 vjeçare në një azil të pleqve në shtetin e New Yorkut.

Olivia Patricia Thomas ka vdekur të hënën në Viliamsvil ku jetonte prej vitit 2004.
Thomas ishte lindur në 29 qershor, 1895, dhe ishte njeriu më i moshuar në SHBA. Ajo ishte shumë e përkushtuar ndaj kopshtarisë dhe i donte udhëtimet, raporton AP.

Gruaja më e moshuar në botë është Kama Chinen nga Japonia, e cila ka lindur 19 ditë para amerikanes Thomas.

Më e moshuar se amerikania është edhe kanadezja Mary Josephine Ray, e cila jeton në New Hempshir, SHBA.