LAJMI I FUNDIT:

Dënohen për shkak të seksit në ballkon

Dënohen për shkak të seksit në ballkon

Sandra dhe Sascha H. nga Lajpcigu, duhet të paguajnë një dënim të majmë, për shkak të aktivitetit të tyre seksual. Fqinjët e tyre i kanë lajmëruar ata në polici për shkak të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në ballkon.

Për këtë marrëdhënie, respektivisht për pesë të tilla, ata janë dënuar nga gjyqi 2.100 euro.

Gjatë procesit gjyqësor, Sascha ka thënë se nuk e kishte ditur se fqinjët e tyre i kishin vështruar ata gjatë gjithë kohës – ndërsa prokurorja e rastit, kishte thënë se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale në mëngjes dhe në mbrëmje. /Telegrafi/