LAJMI I FUNDIT:

Punë policie – broshurë si të vozitet biçikleta

Punë policie – broshurë si të vozitet biçikleta

Një broshurë prej 93 faqesh, e cila shërben për t’i informuar policët britanikë se si të ngasin biçikletat, është gjetur në thumb të kritikave të medieve.

Broshura për vozitje, e cila ende ndodhet në fazën e projektit, ua shpjegon policëve në mënyrë të detajuar si mund ta frenojnë biçikletën, respektivisht si mund të kthehen majtas apo djathtas apo edhe ta mbajnë baraspeshën për t’u mos rrëzuar.

Tabloidi britanik The Sun ka prezantuar pjesë nga kjo broshurë – ndërsa kritikon burokracinë britanike për shpenzime të panevojshme. /Telegrafi/