LAJMI I FUNDIT:

Dënohet për ushqyerjen e rosave

Dënohet për ushqyerjen e rosave

Një grua në Birmingham është dënuar me 75 funte, sepse i ka ushqyer rosat në një park, ndërsa djali i saj i ka shpëtuaa dënimit, pasi që "ishte shumë i vogël për t’u dënuar".

Daily Telegraph njofton se 26-vjeçarja Vanessa Kelly dhe djali i saj 17 muajsh u kishin hedhur copëza buke rosave, ndërkohë që u ishte afruar një police.

“Policja erdhi drejt meje dhe më kërkoi që të mos i ushqeja rosat, për shkak të ankesave se fëmijët rrëshqasin gjatë rrugës së tyre për në shkollë… I thash ke të drejtë, por pastaj ajo filloi të shkruajë dënimin. I thash: ‘Për çfarë arsye?’, dhe ajo tha: ‘Për rrëmujën’”.

“Harry (djali) vazhdoi të hidhte bukë, ndërsa policja më tha se ai mund të vazhdonte, sepse ishte ende i ri për t’u dënuar. Nuk mund të besoja. Isha e tmerruar. Është qesharake. Unë dal çdo ditë me djalin tim dhe i ushqejmë rosat. Atij i pëlqen kjo. Është për ta argëtuar dhe për ta bërë të lumtur”, ka thënë Kelly, duke shtuar se nuk do ta paguajë dënimin dhe se do të luftojë edhe në gjykatë për këtë gjë. /Telegrafi/