LAJMI I FUNDIT:

Putin fiton respektin e reperëve

Putin fiton respektin e reperëve

Kryeministri rus Vladimir Putin ka ‘fërkuar’ shpatullat me reperët dhe është lëvduar me ‘respekt’ në një shou televiziv të premten.

Putin doli në skenë për të prezantuar një çmim gjatë një gare të muzikës hip-hop në MUS TV, televizion rus rival i MTV-së.

“Do të kishte qenë mirë të incizonim një këngë të përbashkët me Vladimir Putinin, sepse ai është një njeri legjendar dhe idhulli ynë”, tha duke kënduar reperi Zhigan, i cili fitoi garën, duke shtuar “të bëjmë shumë zhurmë për nder të tij, ashtu që e gjithë bota të dëgjojë”.

Përkundër imazhit ‘të dhunshëm’ që ka hip-hopi, Putin ka bërë një mesazh të ashpër kundrejt reperëve për një jetë të shëndetshme, duke thënë se nuk do të thotë se stili i tyre domosdoshmërish duhet të jetë i shoqëruar me alkool dhe drogë.


Ndërsa reperët u përgjigjën duke kënduar “Respekt, Vladimir Vladimirovich”. /Telegrafi/