LAJMI I FUNDIT:

Me ngjyrë të kaltër kundër vetëvrasjes

Me ngjyrë të kaltër kundër vetëvrasjes

Në stacionet e një linje hekurudhore nëntokësore në qendër të Tokios, janë vendosur drita me ngjyrë të kaltër, me qëllim që të kenë efekt qetësues tek udhëtarët.

Mediat lokale njoftojnë se në 29-stacionet e kësaj linje janë vendosur drita të kaltra me qëllim që të zvogëlohet numri i vetëvrasjeve në binarët e metrosë, edhe pse shkencërisht nuk është vërtetuar nëse drita e kaltër ka efekt kundër-vetëvrasjes.

Megjithatë, duke qenë se ngjyra e kaltër vepron si qetësues, atëherë është mirë që së paku të tentohet për të shpëtuar disa jetë- ka thënë kreu i kompanisë përgjegjëse për vendosjen e këtyre dritave.

Dritat e kaltra janë vendosur në fundet e peronave, nga më së shpeshti hidhen personat që bëjnë vetëvrasje përpara trenit. Vetëm vitin e kaluar, në Japoni afër 2.000 njerëz kanë bërë vetëvrasje duke u hedhur përpara trenit. /Telegrafi/