LAJMI I FUNDIT:

Ia rrëmbejnë veturën taksistit, për të bërë seks

Ia rrëmbejnë veturën taksistit, për të bërë seks

Një çift i kapluar nga epshi për seks e ka sulmuar fizikisht një taksist, sepse ai nuk ka dalë nga vetura e tij, për t’i lejuar ata që të kënaqen duke bërë seks.

Mashkulli, 25-vjeçar dhe femra 23-vjeçare kishin kërkuar nga taksisti që t’i dërgonte në perfiferi të qytetit australian Adelaide – dhe kur kishin arritur aty, kanë kërkuar nga ai të dilte nga vetura, që ata të mund të kryenin marrëdhënien seksuale në veturë.

Më pas, kur kishin bërë qejf, ata e kishin marrë taksistin dhe e kishin çuar në pjesën tjetër të qytetit – ku ai kishte arritur që me anë të telefonit celular të lajmëronte policinë se çfarë po ngjante.

Të nevrikosur me këtë veprim të taksistit, çifti që ia kishte uzurpuar veturën e kishte sulmuar atë, duke i shkaktuar lëndime gjithandej trupit dhe kishin ikur nga vendi i ngjarjes.


Megjithatë, policia ka arritur të gjente ata, dhe tash akuzohen për shpërdorim të veturës së taksisë, sulm fizik, si dhe mospagesë për shërbimin e ofruar. /Telegrafi/