LAJMI I FUNDIT:

Faturë telefoni – 87.000 funte

Faturë telefoni  – 87.000 funte

Një çift nga Uellsi Perëndimor është tronditur shumë kur ka parë faturën e telefonit, në vlerë prej më shumë se 87,000 funtesh. Fatura ka arritur në adresë të Tyrone e Dawn Chadwick nga Gronant afër Prestatynit, raporton gazeta “Daily Post"?. Në faturë ishin specifikuar shpenzimet prej 74,585.39 funtesh plus TVSH-ja – ndërsa ata kishin bërë një thirrje telefonike 7 në Chester.

Dawn, 36-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve ka deklaruar: "Ishim më shumë se të tmerruar. Bashkëshorti im pati një sulm në zemër pak para Kërshëndellave. Frikohesha se po ta shihte faturën, do ta përjetonte edhe një sulm tjetër. Isha mjaft e stresuar”.

Zonja Chadwick kishte provuar që këtë punë ta sqaronte me British Telecomin, mirëpo fillimisht, nëpërmjet linjës telefonike, ata i kishin thënë se fatura është reale – ndërsa më vonë se ndoshta edhe mund të ketë ndodhur ndonjë gabim, dhe se, do të shikonin se për çfarë bëhet fjalë.

"Ne kishim bërë vetëm disa telefonata me kohëzgjatje të shkurtër në Chester, që ndodhet 30 mile më tutje. Kjo faturë ishte më shumë se qesharake. Zakonisht paguajmë vetëm 35 funte në muaj”, ka shtuar ajo.


British Telecomi tashmë i ka kërkuar falje çiftit Chadwicks, ndërsa fajin për faturën e stërfryrë, ia kanë lënë kompjuterit. “Jemi duke punuar në fshirjen e gjithë kësaj shume”, ka deklaruar zëdhënësi i BT-së, Jason Mann.

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Fun
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

Interesante
Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Interesante
Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Vogëlushi bën grimasa qesharake sa herë ndjen aromën e luleve

Fun
Kalo në kategori