Duket se Shtetet e Bashkuara në këtë moment nuk kanë as forcë, as vullnet, e as para që pas Afganistanit dhe Irakut të tentojnë një intervenim të ri, madje edhe 10 vite pas pushtimit të shteteve tjera. Disa mësime të vështira janë marrë, shkruan The Economist. Por, nga këndvështrimi i luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit islamik, bashkësia ndërkombëtare percepton se në Afrikën saharihane dhe nën-sahariane po krijohet një hapësirë e re për të vetëshpallurit luftëtarë të xhihadit - një front i ri i gjerë që nga Somalia në lindje e deri te Mauritania në perëndim të kontinentit
Në mesin e muajit të kaluar, disa dhjetëra islamikë të armatosur e të ndërlidhur me rrjetin al-Qaida, kanë sulmuar elektranën e gazit në Amenas, në Algjerinë qendrore, në kufi me Libinë. Për pengje morën më shumë se 800 punëtorë, ndërsa janë kërcënuar me shkatërrimin e tubacionit të gazit. Kriza përfundoi me një konflikt të armatosur me forcat speciale algjeriane, gjatë të cilit u vranë rreth 40 persona. Një pjesë e terroristëve, të udhëhequr nga kontrabandisti Mokhtar Belmokhtar, arritën të shpëtojnë.
Kriza algjeriane është vetëm një nga pasojat e rënies së regjimit të Muammar Gaddafit në Libi, rënien e të cilit e kanë ndihmuar fuqitë perëndimore. Vala e islamizmit që depërtoi në fillimet e kryengritjes nga lindja e Libisë, tashmë ka armë dhe është “derdhur” në kufijtë e vendit në të gjitha drejtimet tokësore, bashkë me shumë mercenarë të Gaddafit të cilët në Libi kanë hyrë nga rripi i savanës Sahel dhe Afrika nën-sahariane.
Territorin e shtetit Niger e kanë pllakosur ekstremistët dhe bandat kriminale. Mauritania ka probleme me rrëmbyesit xhihadistë. Kryeqyteti i Senegalit, Dakari, në tetor ishte skenë e trazirave në rrugë.
Situata më e vështirë është në Mali, ku është ndarë një pjesë e madhe shkretinore, e veriut të vendit. Polic botëror aty synon të jetë Franca, ish kolonizatori, shtet ky që në janar nisi operacionin Serval. Francezët luftojnë kundër një koalicioni të larmishëm: organizata që quhet al-Qaida në Magrebin islam, e me të cilin është edhe Lëvizja për Xhihad dhe Unitet në Afrikën Perëndimore (MUJAO). Këtu janë tuaregët, populli i lashtë rebel i cili tradicionalisht reagon kundër pushtetit nga jugu i Malit. Ata e kanë shpallur shtetin e pavarur Azavad, ndërsa me islamikët, sipas raporteve që vijnë, sillen pjesërisht si aleatë e pjesërisht si rivalë.
Në destabilizimin e Afrikës veriore dhe qendrore si alarmante vlerësohen konfliktet dhe tensionet mes të krishterëve dhe myslimanëve në shtetet me shumë besime – jo vetëm në Sudan, ku pas luftës së gjatë ndahet Sudani Jugor, por edhe në vendet ku komunitetet kanë bashkëjetuar relativisht në paqe, si Etiopia, Çadi, Kenia dhe Bregu i Fildishtë.
Islamikët nga Libia kanë arritur të depërtojnë edhe tek Nigeria me shumë fe, ku që nga viti 2001 vret dhe shkatërron grupi selafist Boko Haram (që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë: edukimi perëndimor është i ndaluar).
Numërimi i shteteve me probleme të fundamentalizmit islamik përfundon me Somalinë, një shtet de facto që dy dekada inekzistent, me territor të fragmentuar në zona nën ndikimin e shumë zotëruesve të luftës. Ky shtet konsiderohet si djepi i al-Qaidës dhe xhihadizmit në Afrikën e sotme. Në analizën e vet, The Economist tërheq vërejtjen se Somalia ka filluar të ngjajë me rripin trans-afrikan të savanës Sahel.
Deri tash nuk mund të thuhet se problemet e cekura në rajon shkojnë përtej përmasave lokale dhe se grupet e ndryshime islamike, si MUJAO, Boko Haram apo al-Shabaab në Somali, janë të koordinuara, apo se kanë kapacitete të bashkohen. Por, ekziston frika se rritet potenciali për bashkim, kështu që tërhiqen paralele me Afganistanin, ku pas tërheqjes së sovjetikëve, në vitet ’90 talebanët krijuan shtet sipas principeve të sheriatit. Kështu është shpikur edhe termi "Afrikanistan” që ka të bëjë me territorin nga Mauritania në Somali, ku ka kufij të mëdhenj shkretinor të cilat që nga lashtësia vështirë kontrollohen, ndërsa shtetet si Nigeri janë aq të dobëta sa që formacionet paramilitare e kalojnë kufirin pa asnjë problem .
Fundamentalistët nuk janë vetëm fanatikë të dhunës fetare, por grupe të ndryshme kriminale që agjendën politike e realizojnë përmes rrëmbimeve dhe kontrabandimit të çdo gjëje, përfshirë drogën. Përveç fanatikëve të luftës nga vende të ndryshme (dyshohet që në Algjeri veprojnë edhe disa islamikë me shtetësi Kanadeze), rendet e tyre mbushen me djem të arsimuar dobët nga klasat e varfra, zakonisht të revoltuar nga padrejtësia sociale, dekadenca kapitaliste dhe sistemet e korruptuara shtetërore që nuk mund t’i zgjidhin problemet e tyre.
Përshkrimi i kësaj vale të re është pra mbi-kombëtar, ndërsa në parime nuk kufizohen me kufijtë shtetëror. Megjithatë, edhe pse artikulojnë bindje dhe ideale të e ngjashme, organizatat në të vërtetë janë dobët të lidhura dhe konfliktet mbesin lokale. Megjithatë, historia e re afrikane njeh luftëra të cilat nga një shtet kalojnë tek tjetri, kështu që shtrohet pyetja nëse islamizmi do të destabilizojë shtetet sipas një modeli të ngjashëm.
Duke kërkuar një zgjidhje kundër shfaqjes së “Afrikanistanit”, The Economist sugjeron ndihmën ushtarake perëndimore për qeveritë që kërcënohen nga lëvizjet militante terroriste, para se shtetet të vdesin. Milicia franceze ndihmoi në zgjidhjen e rrëmujës në Bregun e Fildishtë në vitin 2011 dhe disa mijëra ushtarë britanikë arritën të përfundojmë luftën e tmerrshme në Sierra Leone më 2000, por si parakusht për ndërhyrje të suksesshme, e cila nuk do të rezultojë në një dekadë të humbjeve të jetëve nën okupimin e huaj, ceket ekzistenca e grupeve të fuqishme lokale (qoftë shtetërore apo bashkëpunime ushtarake afrikane) që do të marrin kontrollin kur arrihet fitorja luftarake. Pos kësaj, është e nevojshme që pas fitores të jetë gati programi i qëndrueshëm i zhvillimit të shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hetimi i atentatit të parë ndaj Trumpit: Agjentët ishin mjaft të qetë, protokolli u shkel
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa – Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'
Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani
Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues
Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit