LAJMI I FUNDIT:

Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që ‘parashikojnë’ vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që ‘parashikojnë’ vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Dy ushtarë rusë parashikuan saktë vdekjen e tyre pasi u urdhëruan në një mision vetëvrasës si ndëshkim për grindjen me komandantin e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operatorët e dronëve, të cilët ishin urdhëruar të sulmonin pozicionet ukrainase pranë Pokrovsk, gjithashtu paralajmëruan të tjerët kundër bashkimit me ushtrinë ruse “të pashpirt” në një video të publikuar pas vdekjes së tyre.

“Po largohem për një sulm. Nëse kthehem mirë, nëse jo,…”, ka thënë Dmitry Lysakovsky, një operator me përvojë.


Komentet e tij u bënë në pamjet e lamtumirës që u shfaqën për herë të parë të premten.

Ai më pas thuhet se është zhdukur gjatë një sulmi në fshatin Lysivka, pranë një prej pjesëve më aktive të vijës së frontit lindor.

“Ju lutem, mos shërbeni në ministrinë e mbrojtjes… Detyra juaj është të vdisni këtu në mënyrë që komandanti i regjimentit, i cili raporton te më të lartët, të duket i mirë. Ju jeni shërbëtorët e tij personal”.

Ushtarët akuzuan gjithashtu komandantin e tyre për tregti me drogë, falsifikimin e sukseseve në fushën e betejës, si dhe “furnizimin e informacionit për një rrjet spiunësh të inteligjencës ushtarake ukrainase”.

Dhe videoja, e shpërndarë gjerësisht në aplikacionin e mesazheve sociale Telegram, ka zemëruar ministrinë ruse të mbrojtjes, e cila po përpiqet të nxisë rekrutimin e ushtrisë.

Në përgjigje, Andrei Belousov, ministri rus i mbrojtjes, urdhëroi gjeneralin Valery Gerasimov, kreun e ushtrisë ruse, të hetonte personalisht videon dhe vdekjen e dy ushtarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Evropa
Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Evropa
Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Azia
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Amerika
Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Australia
Kalo në kategori