LAJMI I FUNDIT:

Vriten pengjet në Algjeri (Video)

Vriten pengjet në Algjeri (Video)

Një operacion i pasuksesshëm i ushtrisë algjeriane për lirimin e dhjetëra pengjeve, punonjës të një impianti gazi në Algjerinë, juglindore shkaktoi vdekjen e 49 personave, 35 pengjeve dhe 14 rrëmbyesve, konfirmuan pasditen e së enjtes mediat ndërkombetare.

Agjencia Algjeriane e Lajmeve informoi se katër pengje janë liruar, por pranoi se operacioni është shoqëruar me "humbje te konsiderueshme jetësh", pa saktësuar një numër ekzakt.

Rrjetet e mëdha ndërkombëtare, si BBC, CNN apo agjencitë AFP, ANSA e RIA, përcaktojnë të gjitha në 35 numrin e pengjeve të vrarë deri në orën 17:00.


Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajnë të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.

Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjeriane kishin hapur zjarr nga ajri.

Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qëlluan një autobus, me te cilin pengmarrësit po përpiqeshin të largoheshin nga rrethimi i forcave speciale – së bashku me pengjet.

Ministri i Brendshëm algjerian tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhrat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i al-Qaedas, në degën e Magrebit Islamik, transmeton “Top-Channel”.

Edhe një banor lokal tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ka pasur shumë viktima.

Ndërkohë, një agjenci lajmesh në Mauritaninë fqinje informoi se me militantët e mbetur gjallë mbeten ende edhe shtatë pengje, ndërsa operacioni i forcave speciale algjeriane është ende ne zhvillim.

Ne total, besohet se militantet morën 45 persona, midis të cilëve amerikanë, britanikë, japonezë, francezë, norvegjezë dhe malajzianë. Midis tyre ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lanë të lirë në vijim prej pengmarrësve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori