LAJMI I FUNDIT:

825 milionë euro për ndërtimin e korridorit të 10-të

825 milionë euro për ndërtimin e korridorit të 10-të

Banka evropiane e investimeve dhe Banka botërore do të financojnë ndërtimin e korridorit të 10-të evropian, autostradë kjo do të lidhë Evropën Qendrore me Evropën Lindore. Lajmi është bërë i ditur nga “SE Europe”.

Banka evropiane e investimeve do të japë kredi prej 540 milionë eurosh për ndërtimin e dy segmenteve të korridorit të 10-të, të cilët do të lidhin Serbinë Jugore me Maqedoninë dhe Serbinë Jugore me Bullgarinë.

Detajet mbi financimin e kontratës do të diskutohen në një takim në Beograd gjatë nëntorit. Banka botërore do të lëshojë 285 milionë euro për projektin