LAJMI I FUNDIT:

80-vjetori “ i këtyre” dhe viti 2016 “i atyre” …

80-vjetori “ i këtyre” dhe viti 2016 “i atyre” …

Enver S. Morina

Në vend të një koncerti për përvjetorin e lindjes të disa personaliteteve, një shkrim urimi e suksesi për vitet e ardhshme …


Sa shumë aktorë ikën në këtë vit!? Aktori (Artisti i Popullit) Demir Hyskja (1937-2016), aktorja (Artiste e Popullit) Melpomeni Çobani (1928-2016), në Paris aktorja Elida Cangonji (19532-2016), aktori (Artisti i Merituar) Lazër Filipi (1921-2016) dhe së fundi aktori (Artisti i Merituar) Bujar Lako (1948-2016).

Përvjetorët festohen dhe ngushëllohen. Sikur të ardhmen nuk e përjetojmë. Atë e presim, por nuk “e prekim” asnjëherë. Kapërcen përmes të tashmes shpejtësisht në të kaluarën për ta përkujtuar.

Në prag të vitit 2017-ës e tashmja e një viti më parë që për pak çaste nuk ekziston. Në harkun kohor prej 365 ditësh ndodhen ngjarje nga më të ndryshme. Në botën letrare do të përkujtohet vdekja e Umberto Ekos apo Teodor Laços por do të kujtohet për Nobelin: këtë çmim e fitoj një këngëtar-kompozitor-poet. Kandidat ishte edhe një shkrimtar i lindur në vitin e “koncertit”, në vitit 1936. Shpresat njëkohësisht veniten dhe bëhen edhe më “të zhurmshme”, si vet kujtimi për shkrimtarin, dijetarin dhe semiologun italian i cili rilexohen por më vdekjen e tij është ndërprerë kandidimi për Nobel.

Edhe bota muzikore sikur u shtang me këtë çmim. Nuk e di se a është prononcuar këngëtari i hiteve të veprave të botuara e këngëve të kënduara Bruce Sprengsteen, por bota letrare mori një goditje që nuk e meritonte. Nuk ka çmim kolektiv! Po ta ndante OKB-ja çmimin për të arritura artistike (për shtat artët e tjera të shëmtuara) dhe këtë më arsyetim dhe justifikim se aedët e këngëtarët endacak ishin memoria dhe arkivi i veprave letrare antike atëherë “njëzëri” do të duartrokitët një çmim i tillë.

Jemi në fundvitin “prerës” humbës të vitit 1936 si përvjetor! Pas 10 vitesh do të jemi këtu? Përsëri i kthehemi vitit 1936. Dhe, nëse arrijmë ta lexojmë, atëherë përjetimi arrin kulminacionin e përkryer të festës. Një rrumbullakosim “i papritur” nga vitit 1936 për të arritur “te ecja”, të kalimi 100 vjet duhet 36.500 ditë, në përshkallëzimin zbritën në 365 ditë më pak e më shumë si llogaritje matematikore. Ka a nuk ka ditë a vit 0 (zëro)?! Prandaj fundviti i 2016 nuk është 80 vjetori i vitit të lindjeve të vitit 1936 sepse tashmë “koha e prerë” e ka tejkaluar vetveten në kohëzgjatjen e mëtejme. Dhe, kjo është “koha e humbjes” për të arritur edhe më shpejt në 90 vjetorin e 100-vjetorin e lindjes që për Ne mund të ëndërrohet që do e arrijmë ndërsa 80-vjeçarët e gjallë vetëm si vegim.

Pikërisht këtu Borges është optimist, sepse “nuk merret me të ardhmen”, përkundrazi thotë se mund ta ndryshojmë të kaluarën!? Shih për këtë krijuesit e vitlindjes 1936, në 80 vjetorin e lindjes së tyre, do të merren shumë më të kaluarën, më “ndryshimin” e saj! Derisa akademik Rexhep Qosja do “të rishkruajë” dhe të botojë ditarët e tij “me shumicë”, një diskurs shkrimi autoritativ dhe me primesh shëmbëllimi të shkrimtarit të angazhuar, Ismail Kadare nga veta tjetër do t’i “shkruhen” monografi dosjesh ekskluzive dhe “të vonuara” për ta “shpërlarë” të kaluarën në një aureolë edhe më të thuktë me premisa misterioze të shkrimtarit të heshtur përballë “oborrit” censurues dhe formatit botues të realizmit socialist.

Shtresat analogjike të shpërputhjes më të kaluarën bëhen edhe të misterta në veprimtarinë krijuese e artistike të dy “nacionalistëve”, “atdhetarëve” e “patriotëve” tjerë, si Adem Demaçi e Bekim Fehmiu. Fundi i të dytit konsiderohej se u vonua sepse tashmë Kosova, atdheu i të parit (Adem Demaçi) kishte shpallur pavarësinë, dhe Serbia vendndodhje e të dytit (Bekim Fehmiu) nuk pranonte një ndarje të tillë edhe pse njohjet ekzistonin! Identiteti i qenies ishte shqiptar, si ai i lindur në Gjirokastër, si ai në Vuthaj, si i atij të lindur në Sarajevë a i atij të lindur në Lupç të Llapit. Përcaktimi identitar në një moment edhe ka mundur të jetë “i ndryshëm” duke u ndjerë si jugosllav a duke kaluar kufirin me pasaportë të ish-Jugosllavisë, por tashmë këto nuk kanë vlera. “Po lind një komb i ri, kombi kosovar!”

Viti 1936, vit i dy lojërave olimpike të mbajtura në Gjermani (në shkurt Lojërat e Katërta Olimpike që u mbajtën në Garmich-Partenkirchen, në gusht Lojërat e Njëmbëdhjeta të mbajtura në Berlin, në të cilën është i njohur suksesi i amerikanit më ngjyrë Jesse Owens dhe largimi i Hitlerit nga stadiumi), vit në të cilën formohet boshti Romë-Berlin, vit në të cilin Greqia që ndër shtetet e para në Ballkan në të cilin triumfoi fashizmi (në gusht Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste) viktimë e parë i të cilit do bëhet popullsia çame, vit në të cilin në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve, vit në të cilin në Shqipëri mbisundonte mbreti Zog.

Në vitin 1936 fitues i çmimit Nobel për letërsi ishte dramaturgu amerikan Eugene Gladstone O’Neill (New York, 1888- Boston, 1953), ndërsa po në atë vit shkruhet drama e shkrimtarit të njohur spanjoll Frederiko Garsia Lorka “Shtëpia e Bernarda Albës”, pak ditë para se autori të arrestohej, dhe që është maja e veprës së vërtetë, me të cilën teatri i tij arrin kulmin. 80 vjet më parë ka filluar koncerti i këngëtares Tefta Tashko dhe pianistes Lola Gjoka nëpër Shqipëri (në vitin 1978 Kinostudioja do të realizoj filmin “Koncert në vitin 1936” me regjisor Saimir Kumbaro), Migjeni veprat e veta poetike i përmblodhi në librin “Vargje të lira” të cilin censura nuk e la të qarkullojë, në vitin 1936 në kryeqytetin serb pati luajtur në teatër dhe Aleksandër Moisiu, duke iu përgjigjur me atë rast dhe pyetjes së një gazetari serb, për origjinën e të parëve të tij, ku artisti i madh deklaroi se ata rridhnin nga Mirdita, lindi shkrimtari peruan dhe njëri nga romansierët kryesor të Amerikës Latine, nobelisti Mario Vargas Llosa, lindi dramaturgu, shkrimtari, presidenti i nëntë dhe i fundit i Çekosllovakisë dhe presidenti i parë i Republikës Çeke Vaclav Havel (vdiq në vitin 2011), linden ish-presidenti i FIFA-së Sepp Blatter, aktori dhe regjisori amerikan Dennis Hopper, aktori amerikan Robert Redford, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, Papa i 266-të i Kishës Katolike në Vatikan Papa Françesku, etj.

Një luftë botërore, aq normale për kohen e sotme, nuk nis pse “Dikushi” ngritët dhe vret një ambasador, as pse refugjatët e ndryshëm kapërcejnë tela me gjemba, as pse fiton “papritur” Donald Trump si president i SHBA-ve, as pse ndodhi BREXIT, as rikthimi i fashizmit, as pse shkatërrohet një qytet si Aleppo, etj. por “duhet” të nis kur dakordohen sidomos 4, 5 fuqitë e mëdha, dhe në të cilin “luftim” nis të zbehet për ta nderuar gruan (Meron Estefanos) që udhëheqë e vetme një linjë online për të ndihmuar refugjatët, gruan (Marie-Ketly Cazeau) që u ka shpëtuar jetën dhjetëra personave gjatë Uraganit Matthew, njeriun Asem Hasna që punon proteza për sirianët e lënduar, etj.

Dekreti i “Sulltanit”, si fletëudhëzim (pas suksesit marramendës tw kinematografisë kosovare), pas vrasjes së gazetares së kulturës (“Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur”, roman i Idlir Azizi, dramatizim në Teatrin Kombëtar të Kosovës) dërguar krerëve dhe autorëve të elaboratit për mirëqenie, shëndet e arsim të kombit kosovar, si turbotetatizëm artistik, arritur edhe në redaksi të disa gazetave të shkruara dhe portaleve virtuale, në mes të dy festave të përmbylljes vjetore, para mesnatës së fundit (24-31 dhjetor) saktësisht më përfundimin e derbit të Premier League angleze në të cilën u derdhen në hapësirë mijëra fishekzjarrë: ju hiqet “imuniteti” që të vazhdojnë të gënjejnë sa herë kanë nevojë dhe dije për këtë, në të cilën gjendje “Pasardhësi” (regjisori maqedonas po lë gjurmë të thella në Teatrin Kombëtar shqiptar) do të kurorëzoj në panteonin e stërmbushur te “Libri i qenieve imagjinare”!

Në vitin 2016 kishte përvjetorë të shumtë, si 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit, 400-vjetori i vdekjes së Servantesit, 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës, 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit, 100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit, 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit, 90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës.

Në vitin në të cilin vendosen ngjarjet e filmit “Koncert në vitin 1936” (një udhëtim i dy këngëtareve të njohura të kohës në Lushnjë, regjisori Saimir Kumbaro realizon një nga filmat më të mirë me tematikë historike, një film portret) lindin: piktori Yzedin Shelegu (14 janar, Berat-7 gusht 2006, Berat), regjisori Dhimitër Anagnosti (23 janar, Vuno, Vlorë), shkrimtari Ismail Kadare (28 janar, Gjirokastër), skulptori Thoma Thomai (30 janar, Barmash, Kolonjë), kompozitori Gjon Simoni (8 shkurt, Shkodër-2 korrik 1999, Tiranë), shkrimtari Lirim Dede (Deda) (16 shkurt, Nivicë, Kurvelesh), piktori Namik Prizreni (18 shkurt, Tiranë), shkrimtari Adem Demaçi (26 shkurt, Lupç, Podujevë), gjuhëtari Bahri Beci (6 mars, Shkodër), studiuesi Zef Mirdita (13 mars, Prizren-4 prill 2016, Zagreb), shkrimtari Vath Koreshi (7 maj, Lushnjë-5 shkurt 2006, Romë), aktori Bekim Fehmiu (1 qershor, Sarajevë, Bosnje-15 qershor 2010, Beograd), shkrimtari Rexhep Qosja (25 qershor, Vuthaj, Mali i Zi), aktori Albert Vërria (3 shtator, Fier-17 gusht 2015, Vlorë), shkrimtari Teodor Laço (29 shtator, Dardhë, Korçë -15 tetor 2016), aktori Dhimitër Orgocka (24 tetor, Korçë), skulptori Muntaz Dhrami (10 nëntor, Gjirokastër), piktori Agim Zajmi (28 nëntor, Tiranë-3 nëntor 2013, Tiranë), por edhe shkrimtari Shaip Grabovci (Pejë), shkrimtari Xhevat Beqaraj (Kutë, Mallakastër), akademik Gazmend Zajmi (Krumë, Has -1995, Prishtinë), gjuhëtari e pedagogu Simon Pepa (Shkodër-2002, Bari, Itali), rapsodi Bajrush Doda (Deçan-2011, Deçan), veprimtari e profesori Bardhyl Çaushi (Gjakovë-1999, i zhdukur), publicisti e ekonomisti Agron Lame Xhama (Fterrë), nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murati (Whiting, Indiana), politikani Mahmut Bakalli (Gjakovë -2006, Prishtinë), specialisti i bujqësisë Petraq Sotiri etj.

Në vitin 2016 vdiqën piktori dhe skulptori i njohur zviceran Gottfried Honegger (1917-2016), aktori i famshëm amerikan Abe Vigoda (1921-2016), shkrimtari e semiologu italian Umberto Eco (1932-2016), aktori dhe regjisori i famshëm italian Bud Spencer (1929-2016), dramaturgu britanik , fitues i Oscar për “Amadeus”, Peter Shaffer (1926-2016), regjisori i famshëm Iranian Abbas Kiarostami (1940-2016), shkrimtari hungarez Péter Esterházy (1950-2016), regjisori dhe skenaristi amerikan Michael Cimino (1939-2016), dramaturgu amerikan, Edward Albee (1928-2016), regjisori polak, fituesi i çmimit Oskar, Andrzej Wajda (1920-2016), dramaturg dhe aktor italian, nobelisti Dario Fo (1926-2016), aktorja dhe këngëtarja amerikane Florence Henderson (1934-2016), këngëtari kanadez Leonard Cohen (1934-2016), aktorja e njohur hungarezo-amerikane Zsa Zsa Gabo (1917-2016), aktorja e njohur franceze, Michèle Morgan (1920-2016), dhe së fundi këngëtari i njohur anglez George Michael (1963-2016), por edhe në Zagreb, studiuesi Zef Mirdita (1936-2016), aktorja Dhimitra Plasari (1952-2016), klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze (1941-2016), në Stokholm regjisori Ismail Ymeri (1956-2016), këngëtarja (Artiste e Merituar) Naile Hoxha (1934-2016), aktori (Artisti i Popullit) Demir Hyskja (1937-2016), në Mynih piktori Gjelosh Gjokaj (1933-2016), aktorja (Artiste e Popullit) Melpomeni Çobani (1928-2016), në Paris aktorja Elida Cangonji (1953 -2016), studiuesi i letërsisë Masa Stavileci (1935-2016), shkrimtari Teodor Laço (1936-2016), aktori (Artisti i Merituar) Lazër Filipi (1921-2016) dhe së fundi aktori Bujar Lako (1948-2016).

Megjithatë nëse kthehemi katarsisit mbijetësor të kohës moderne kur në gazetarinë e moderuar jo vetëm virtuale tashmë ka filluar Lufta e Tretë Botëror (jo gjithandej por gjithëkëtu) ceremoniali mortor për t’u përkulur te kufomat e fëmijëve të luftës, emigrimit, metropoleve botërore, etj. do të jetë më e frikshme.

Njëzet vjet më pas u gjend i vetmuar duke shkruare biografinë e shkrimtarit të vetëm të mirëfilltë që kishte fituar çmimin Nobel. Përvjetori i 100-të i vitit të koncertit ishte edhe më i përmbajtur ndaj temave të thella të personaliteteve të rilindur, edhe pse në mendimin e aktorit ishte e njëjta vepër, i njëjti veprim për ta festuar Bregun e Pikëllimit dhe Mallin e Kujtimit.

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori