LAJMI I FUNDIT:

7 miliardë $ për 30 milionë varfanjakë

7 miliardë $ për 30 milionë varfanjakë

Kombet e Bashkuara për vitin e ardhshëm kanë nevojë prej shtatë miliardë dollarë, para me të cilat duhet t'u japin ndihmë humanitare 30 milionë njerëzve në 31 vende në botë, që paraqet shumë më të madhe vjetore të kërkuar nga organizata botërore, transmetoi Frans pres.

Thirrja për fondin prej shtatë miliardë dollarë është bërë në bazë të kërkesave për ndihmë nga Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Iraku dhe vendet fqinje, Kenia, territoret e pushtuara palestineze, Somalia, Sudani, Uganda, Afrika Perëndimore dhe Zimbabue.

Shuma më të mëdha për vitin 2009 janë kërkuar për Sudanin (2,1 miliardë dollarë), Somalinë (919 milionë), RD të Kongos (831 milionë), Zimbabuen (550 milionë), Irakun dhe rajonin (574 milionë).

Qëllimi ynë është t’u ndihmojmë njerëzve më të rrezikuar që ta mbijetojnë vitin e ardhshëm, t’i tejkalojnë vështirësitë dhe dëshpërimin, që të fillojnë të jetojnë me donjitet dhe në siguri, siç është e drejta e çdo qënie njerëzore", nënvizon sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun në mesazhin, kushtuar thirrjes për fondin humanitar për vitin 2009.


Ban Ki-mun u bëri thirrje donatorëve t’i referohen thirrjes edhe krahas krizës financiare globale, shton AFP.