LAJMI I FUNDIT:

600 mijë amerikanë humbën vendet e punës

600 mijë amerikanë humbën vendet e punës

Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar një rritje e ndjeshme e papunësisë.

Departamenti amerikan i punës njoftoi se niveli i papunësisë ishte rritur në 6.1% në muajin gusht, nga 5.7% që ishte në korrik.

Ky është muaji i tetë radhazi që shifrat e papunësisë shënojnë rritje.

Mbi 600 mijë amerikanë kanë humbur vendet e punës gjatë këtij viti.


Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se pavarësisht nga një rritja e paparashikuar që ekonomia amerikane shënoi në tremujorin e dytë të këtij viti, ajo vazhdon të jetë e dobët.