LAJMI I FUNDIT:

572 ankesa nga kompanitë për tenderët

572 ankesa nga kompanitë për tenderët

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), nga janari i këtij viti deri më 23 dhjetor, ka pranuar 572 ankesa nga operatorët ekonomik. Prej tyre, për 154 ankesa (27%) është aprovuar vendimi i autoriteteve kontraktuese. Në ri-vlerësim janë kthyer 164 lëndë (29%), në ri-tenderim janë kthyer 115 lëndë (20%), ndërsa 51 operatorë ekonomikë (9%) i kanë tërhequr ankesat e tyre për arsye të ndryshme.

Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të punës gjatë këtij viti të institucioneve të prokurimit publik të Kosovës, si: Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), OSHP-së dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP).

Prej 572 ankesave nga operatorët ekonomik, në 9 raste janë flakur ankesat e operatorëve si të pabazuara, në 6 raste ankesat janë kthyer si jo-kompetencë lëndore, në 4 raste ankesat janë refuzuar si çështje e gjykuar një herë, në 3 raste nga paneli është lëshuar urdhëresë për zbatimin e vendimit të OSHP-së dhe 66 ankesa janë në shqyrtim e sipër.


Mirëpo, OSHP-ja konstaton se ka nevojë për rritje të kapaciteteve administrative dhe anëtarëve të bordit për shkak të rritjes së ankesave dhe shqyrtimit të tyre, raporton KosovaLive.

Sipas raportit të punës së OSHP-së, ky institucion, gjatë vitit 2014 për shkak mosrespektimit të vendimeve të paneleve shqyrtuese nga ana e autoriteteve kontraktuese ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 20 mijë euro ndaj Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL). Ndërsa më 1 dhjetor të këtij viti, OSHP-ja ka ekzekutuar gjobën e shqiptuar ndaj Post Telekomit të Kosovës (PTK) në vlerë prej 30 mijë euro.

Ndërsa, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), nga janari i këtij viti ka bërë publikimin e 5,280 njoftimeve për kontratë, 6,064 njoftime për dhënie të kotratës, 1,761 njoftime për anulim kontrate… Po ashtu, KRPP-ja ka bërë monitorime për 48 autoritet kontraktuese. Në këto monitorime të aktiviteteve të prokurimit janë evidentuar 360 lëshime, apo mosrespektim të Ligjit dhe akteve nënligjorë për prokurimin publik.

Po ashtu KRPP ka bërë 284 monitorime të njoftimeve për kontratë, të cilat kanë qenë me vlerë të madhe dhe njoftime për kontratë me vlera të mesme të cilat kanë pasur devijime të mëdha dhe si të tilla nuk janë pranuar për publikim. Andaj, këshillat janë dhënë nga KRPP-ja për këto arsye: Përcaktim jo i saktë i sasisë në kontratën e cila duhej të realizohet; përcaktimi jo i qartë i kërkesave kualifikuese për pjesëmarrje në tender; përcaktim dhe përdorim joadekuat i kritereve të vlerësimit; përcaktimi jo i qartë dhe jo i saktë i dëshmisë dhe kërkesës për aktivitetin e prokurimit; mosrespektimi i afatit kohor ligjor.

Kurse AQP-ja ,sipas raportit të saj, ka realizuar aktivitet te centralizuara në vlerë prej 3.4 milionë euro të cilat janë nënshkruar nga ministri i financave.

Po ashtu ka realizuar kontrata të centralizuara në vlerë prej 24.1 milionë euro e të cilat janë dërguar për nënshkrim nga ministri i financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori