LAJMI I FUNDIT:

4.5% inflacion më shumë se një vit më parë

4.5% inflacion më shumë se një vit më parë

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës shkalla e inflacionit në vendin tonë krahasuar më muajin tetor të një viti më parë ishte për 4,5 për qind më e lartë.

Mirëpo, sipas Entit të Statistikave të Kosovës, shpresdhënës është fakti se inflacioni është në rënie, krahasuar me muajin korrik kur arriti kulminacionin në 14,1 për qind.

Në muajin gusht dhe në shtator shkalla e inflacionit ishte 7,8 për qind.

Në këtë përqindje të inflacionit gjatë muajit tetori ka ndikuar ngritja e cmimit të mishit për 15,1 për qind, qumështi, djathit dhe vezëve për 10,4, përdorimi i pajisjeve për transport personal – 9,9 etj.


Ndërkaq, perimet kanë qenë 3,3 për qind më të lira, sikurse edhe shërbimet telefonike – 5,9 për qind.

Çmimet në muajin tetor ishin një për qind më të larta se në muajin shtator./telegrafi/