LAJMI I FUNDIT:

3.5 milionë euro nga të hyrat e tatimit në pronë

3.5 milionë euro nga të hyrat e tatimit në pronë

Nga shuma e përgjithshme prej 3 milionë e 20 mijë euro, që është paraparë të inkasohet nga tatimi në pronë gjatë vitit 2008, komuna e Prishtinës deri në mesin e muajit nëntor ka arritur që të grumbullojë 3 milionë e 456 mijë euro, apo 454 mijë euro me shumë se sa që ishte planifikuar.

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një varg masash që edhe me tutje niveli i inkasimit të tatimit në pronë të shënoj rritje.

Rritja e nivelit të inkasimit të tatimit në pronë, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e buxhetit komunal dhe rrjedhimisht edhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe në ndërtimet publike, si në ndërtimin e rrugëve të reja, trotuareve, objekteve të reja shkollore dhe të qendrave të mjekësisë familjare.
Komuna e Prishtinës në fillim të këtij viti, ka bërë uljen e tarifave të tatimit në pronë.

Qëllimi i këtij vendimi është që qytetarëve të kryeqytetit t’iu krijohen mundësi me të lehta për të paguar tatimin në pronë, njofton Zyra për informim pranë KK Prishtinë./RTK/