Më 23 korrik është caktuar seanca kuvendare për votimin e zv. ministrave në RMV
![Më 23 korrik është caktuar seanca kuvendare për votimin e zv. ministrave në RMV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kuvendi-mk-780x439.jpg)
Kuvendi e ka caktuar seancën për zëvendësministra në Qeveri për më 23 korrik, me çka tërësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, seanca është caktuar për në ora 11, me rend dite prej tre pikave.
Përveç pikën për emërimin e zëvendësministrave, në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ismaili është ekonomiste e diplomuar. Ajo filloi përvojën e saj të punës në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë” si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte Shoqëruese e personi të udhëzuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.
Astrit Iseini propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme. Iseini u diplomua në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mori titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, profesor me korrespodencë. Aktualisht është profesor me korrespodencë në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.
Alain Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Dereban ka diplomë master në Drejtësi në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provim të përfunduar të jurisprudencës. Që nga viti 2014 ai ka zyrën e tij të avokatit, e për dy mandate ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.
Nezhdet Mustafa propozohet zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë Kryetar i Komunës së Shuto Orizarës. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, e nga viti 2006 deri në vitin 2017 u emërua ministër pa portofol – Koordinator kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë së romëve.
Zoran Dimitrovski propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dimitrovski është magjistër i shkencave politike, ndërsa ka shumë vite përvojë pune në media, si kryeredaktor përgjegjës. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, Dimitrievski u zgjodh zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale.
Viktoria Trajkov propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Trajkov u diplomua në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit Manastir, dhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike. Prej vitit 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dhe nga viti 2019 është zgjedhur docente në Universitetin e Shkupit.
Nikollçe Jankullovski propozohet për zëvendësministër i Financave. Jankullovski është doktor i shkencave ekonomike, dhe aktualisht është profesor i rregullt në Katedrën e agro-ekonomisë në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit” në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.
Marjan Risteski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Risteski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Ai ka marrë disa njohje ndërkombëtare dhe vendore.
Mirosllav Llabudoviq propozohet si zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale. Llabudoviq është magjistër në inxhinieri elektroteknikë dhe teknologji informatike. Që nga viti 2022, ai ka qenë menaxher i inxhinierisë në Korporatën Telamon.
Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Bexheti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ai ka përvojë të gjerë pune në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe aktualisht është udhëheqë i Njësisë së parashtresave dhe propozimeve, Sektori juridik.
Jovica Andovski propozohet për zëvendësministër të Shëndetësisë. Andovski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë. Ai ishte U.D. Drejtorit i Sekretariatit të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, si dhe koordinator kombëtar i SEEHN të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lulzim Aliu propozohet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës. Aliu është doktor i shkencave filologjike. Është profesor i rregullt në lëndën Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës shqipe, letërsia për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi” – Shkup. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan.
Gjoko Vellkovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Vellkovski është ekonomist i diplomuar. Ka përvojë shumëvjeçare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë Sekretar i Qytetit të Shkupit, ndërsa në Qeverinë e fundit teknike ka qenë ministër Teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2013 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit.
Erxhan Selimi propozohet si zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Selimi është magjistër i shkencave politike. Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në vitin 2024 ai ishte nëpunës shtetëror në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e nga viti 2017 deri në vitin 2024 ishte këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Sedat Sulejmani është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Sulejmani studioi Teologji Pedagogjike në Universitetin Uludag-Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës, ndërsa që nga viti 2023 ka qenë i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për mbështetje profesionale administrative në inspektoratin komunal.
Radosllav Nastasijeviq Varxhiski është propozuar për zëvendësministër për Transformimin Digjital. Nastasijeviq Varxhiski është magjistër i shkencave ekonomike – dega menaxhim marketingu, ndërsa që nga viti 2019 punon në Komunën e Kumanovës.
Llaze Jaqimoski propozohet për zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e Administratës Publike. Jakimoski është profesor me korrespodencë në Fakultetin Juridik – Kërçovë, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.
Kaltrina Zekolli Shaqiri propozohet për zëvendësministre të Transportit. Zekolli Shaqiri është doktore e shkencave. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 ajo ishte profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale, e nga viti 2023 deri në vitin 2024 ajo u zgjodh u.d. dekane.
Ane Lashkoska propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Lashkoska u diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup dhe mori titullin inxhinier në kimi. Lashkovska për shumë vite ka qenë deputete e Kuvendit të Maqedonisë .
Safije Sadiki Shaini propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Sportit. Sadiki Shaini është inxhiniere në Informatikë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku nga viti 2012-2019 ka qenë asistente në informatikë me korrespodencë. Ajo ka qenë deputete në përbërjen parlamentare nga viti 2020 deri në vitin 2024. Që nga viti 2020, ka qenë Asistente e Informatikës në Universitetin Nënë Tereza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-3-e1711574652995-380x233.jpg)
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
![Shkup: 123 shoferë të sanksionuar, 22 gjoba për tejkalim shpejtësie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/policia-mk-380x233.png)
Shkup: 123 shoferë të sanksionuar, 22 gjoba për tejkalim shpejtësie
![“Dilni nga shtëpitë dhe rrihni çdo polic që mbron hajdutët”, procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-131557-e1722079068850-380x233.png)
“Dilni nga shtëpitë dhe rrihni çdo polic që mbron hajdutët”, procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj
![Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/aak1-380x233.jpg)
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK
![Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/covid-19-vaccine-380x233.jpg)
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
![Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/plazhe-380x233.jpg)
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
![Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/452978180_791750126498581_6649007181105597986_n-380x233.jpg)
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/gfk-380x233.jpg)
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë