LAJMI I FUNDIT:

22-vjeçari fiton 9 milionë dollarë në poker

22-vjeçari fiton 9 milionë dollarë në poker

22-vjecari Peter Eastgate është mbreti i ri i pokerit. Djaloshi nga Odensa e Danimarkës fitoi në lojën finale të zhvilluar në Rio Hotel and Casino në Las Vegas kampionatin e pokerit, duke marrë me vete 9 milionë e 119.517 dollarë.

I riu ka tre vjet që luan poker dhe ka fituar disa çmime në turnetë evropiane.

Në vend të dytë u rendit rusi 27 vjecar Ivan Demidov që siguroi 5 milionë dollarë. Me këtë fitore Peter Eastgate theu edhe rekordin e Phil Hellmuth, që njihej si kampioni më i ri i botës në poker.