LAJMI I FUNDIT:

200 mijë euro për kompletin e veprave të akademik Rexhep Qosjes

200 mijë euro për kompletin e veprave të akademik Rexhep Qosjes

Instituti Albanologjik i Prishtinës ia ka mësyrë që veprat e akademik Rexhep Qosjes t’i botojë në një komplet luksoz dhe i cili parashihet të kushtojë 198 mijë euro. Ndryshe, IAP-i për realizimin e këtij projekti ka kërkuar 220 mijë euro, por kaq i janë ndarë nga MASHT-i, shkruan Koha Ditore.

Shumën prej 198 mijë eurosh Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë e ka bartur në xhirollogarinë e IAP-it, i cili për botimin e kompletit në 500 kopje ka hapur tender. Vetëm për shtypjen e kompletit, sipas projektit, janë paraparë 67 mijë e 500 euro, përderisa honorari për autorin kap shumën prej 136 mijë eurosh.

“Kompleti i veprave të akademik Rexhep Qosjes parashihet që t’i ketë 27 vëllime (me nga 300 deri në 400 faqe për vëllim v.j.) duke e përfshirë pjesën më të madhe të veprimtarisë së shumanshme shkrimore të këtij personaliteti të shquar të botës shqiptare. /Koha/