LAJMI I FUNDIT:

2.3 mil euro për pagat e ekspertëve të tatimeve

2.3 mil euro për pagat e ekspertëve të tatimeve

përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Suedisë, nënshkruan të mërkurën në Prishtinë një marrëveshje, sipas së cilës, Suedia do t'i shpenzojë 2.3 milionë euro, kryesisht për paga të ekspertëve që do t'i sjellë në Kosovë, për përmirësimin e inkasimit të tatimit në pronë.

Ministri Ahmet Shala tha se kostoja e këtij projekti për përmirësimin e inkasimit të tatimit në pronë arrin vlerën 2 milionë e 750 mijë €, prej të cilave 2.3 milionë janë donacion i SIDA-s suedeze, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë buxheti i Kosovës.

“Administrimi adekuat i tatimit në pronë në Kosovë është një çështje shumë e rëndësishme dhe MEF-i, jo vetëm që ka treguar gatishmërinë për bashkëfinancim, por edhe ka vënë në dispozicion të gjitha resurset e kërkuara për të mundësuar që projekti të dalë me sukses”, tha ministri.

Sipas tij, që nga fillimi i vitit janë mbledhur mbi 9 milionë € të tatimit në pronë që shënon një rritje prej 47 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007.


“Deri në fund të këtij viti planifikohet të inkasohen 10 milionë € për të përmbushur parashikimin vjetor”, tha ai./Telegrafi/