LAJMI I FUNDIT:

17 subjekte politike aplikojnë për certifikim në zgjedhjet lokale, asnjë parti e madhe (Video)

17 subjekte politike aplikojnë për certifikim në zgjedhjet lokale, asnjë parti e madhe (Video)

Deri në orën 11 për certifikim për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 17 subjekte politike. Prej tyre 5 janë Iniciativa Qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe 7 kandidatë të pavarur për Kuvende Komunale.

Partitë politike kanë edhe një ditë afat për dorëzimin e listave me emrat për kryetarë të komunave dhe kandidatët për asamble komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Por partitë për tu certifikuar duhet që të paguajnë gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Deri të shtunën vetëm Lista Serbe kishte paguar gjobat kurse koalicioni PAN një pjesë të tyre.


Nga 348 mijë euro sa janë gjobitur, partitë politike kanë paguar deri më tani vetëm 47 817 euro.

As nga partitë e mëdha nuk ka dorëzuar emrat për certifikim ka konfirmuar për Ekonomia Online, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

“Nesër në fakt më 22 gusht përfundon afati për certifikimin e partive politike pra nesër deri në orën 12:00 në mesnatë partitë politike kanë afat që të aplikojnë. Me sa di unë nga zyra e partive politike nuk kemi ndonjë parti të madhe të them ashtu që ka aplikuar për certifikim”, ka thënë ajo.

Daka ka një arsyetim se pse partitë e mëdha nuk aplikojnë për certifikim deri në momentin e fundit.

“Deri më sot siç duket partitë e mëdha hezitojnë të aplikojnë një ditë para afatit ndoshta i ruajnë me fshehtësi kandidatët e tyre për kryetarë të komunave”, është shprehur ajo, raporton EO.

Kryetarja e KQZ-së ka ripërsëritur edhe një herë se mos shlyerja e borxheve nga PZAP, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore partive u pamundëson marrjen në zgjedhje.

“Këtë e kërkon Zyra për Regjistrim e Partive Politike, pra nesër të kërkojnë se cila parti e ka shlyer borxhin eventual”, ka përfunduar Daka.

Partitë politike ende nuk kanë bërë publik emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në shumicën e qyteteve të mëdha.

Për të parin e kryeqytetit, kandidaturën e ka zyrtarizuar kryetari aktual Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Vllahiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja ende nuk i kanë bërë publik emrat e kandidatëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori