LAJMI I FUNDIT:

16 vite në Santiago Bernabeu, Marcelo përshëndetet me lot në sy nga Real Madridi

16 vite në Santiago Bernabeu, Marcelo përshëndetet me lot në sy nga Real Madridi

Pas 16-vitesh me fanellën e Real Madrid dhe 25 titujve të fituar (lojtari që ka fituar më shumti me Realin), Marcelo i ka dhënë lamtumirë klubit spanjoll. Gjatë fjalës përshëndetëse në konferencën e shtypit, futbollisti brazilian nuk ia doli të mbante lotët ndërsa falenderoi trajnerët, stafin e Los Blancos po ashtu edhe familjen e tij.

“Largohem që këtu me kokën lart, e di se familja është krenare për mua. Jam me fat dhe gjithçka kam arritur në jetë e kam arritur me punë. Kam pasur fat me njerëzit të cilët kanë qëndruar përkrah meje, por kjo nuk është një lamtumirë e mirëfilltë pasi më duket sikur kurrë nuk do të iki nga Real Madrid. Nëse nuk më lejoni të hyj në ambientet e klubit, atëherë do të kemi probleme”, u shpreh me shaka 34-vjeçari.


Më pas Marcelo shtoi se ëndrra e tij ka qenë të luante në Champions League dhe pikërisht për këtë arsye firmosi me Real Madrid.

“Kur u largova nga Brazili kisha në mendje të firmosja për një ekip të madh, të luaja në Champions League dhe më pas kur erdhi mundësia për Real Madrid atëherë doja të arrija sa më lart. Tani largohem duke qenë lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit, dua të falenderoj veçanërisht Raul. Si kapiten më ke mësuar shumë dhe të kam parë si shembull që do të doja ta ndiqja. Tani mund ta them me plot gojë se ti ke qenë një shembull për mua”, u shpreh Marcelo që në një moment të caktuar nuk mbajti dot lotët.

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori