Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ia kalon të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për udhëtime jashtë vendit. Brenda vetëm tre muajve ai ka shkelur thuajse të gjitha vendet e Evropës.
Moldavia, Franca, Belgjika e Italia, janë vetëm disa nga shtetet në të cilat i ka shpenzuar mbi 9 mijë euro, para të taksapaguesve, për bileta, akomodim dhe mëditje nga shtatori deri në fund të dhjetorit 2015.
Në raportin e shpenzimeve të Kuvendit, të cilin e posedon Gazeta Fjala, shihet se Haliti në disa raste ka paguar nga afro 2000 euro për akomodim, për të cilat nuk ka sqarime se në cilat shtete ka qëndruar.
Shpesh ai ka udhëtuar edhe me dy kolegët e tij deputet, Sabri Hamitin, e Sllobodan Petroviçin, me të cilët ka shpenzuar 5 mijë euro.
Kështu Haliti ia ka kaluar edhe shefit të tij, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për nga shpenzimet e udhëtimeve që në total të gjithë deputetët në tre mujorin e fundit kanë shpenzuar 40 mijë euro.
Por, edhe pse i lënë mbrapa në udhëtime e mëditje, Kadri Veseli, prinë për shpenzime në dreka zyrtare, shkruan Gazeta Fjala.
Në raport shihet se ai më së shumti e pëlqen restorantin “Liburnia”, ku e ka bërë pjesën më të madhe të shpenzimeve. Në këtë restorant për tre muaj Veseli ka shtruar dreka në vlerë 885 euro.
Por, drekën më të shtrenjtë e ka ngrënë në Restaurant “Puro”, e që i ka kushtuar 307 euro.
Ndërkaq, të gjithë deputetët gjatë kësaj periudhe kanë paguar me para të buxhetit 20 mijë euro dreka zyrtare.
Shpenzimi më i madh është bërë në byfen e Kuvendit të Kosovës e cila menaxhohet nga restaurant “Shqiponja”. Ushqimi në këtë vend u kushtoi 13 mijë euro.
Nuk kursyen as deputetët e opozitës
Gjatë fund vitit të kaluar edhe deputeti Sllobodan Petrovic duket se shumë pak ka qëndruar në Kosovë. Lideri i Partisë së Pavarur Serbe (SLS) për udhëtime zyrtare ka shpenzuar mbi 7 mijë euro.
Mëditjen më të madhe ai e ka marrë në Norvegji, në vlerë mbi dy mijë euro derisa akomodimi më shtrenjtë në udhëtime zyrtare i ka kushtuar afër 700 eurove.
E nga buxheti i Kuvendit, nuk e ka lënë pa harxhuar edhe deputeti nga grupi parlamentar 6+, Fikrim Damka. Ai ka shpenzuar për tre muaj afro dymijë euro në shërbime, përfshirë udhëtime jashtë vendit, akomodim e mëditje. Mëditjen më të madhe e ka marrë, në Turqi 367 euro.
As deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë treguar kursimtarë të buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Fjala.
Ilir Deda, një ndër deputetët e VV-së, ka shpenzuar gjithsej 1 mijë euro për shërbime të udhëtimit derisa mëditjen më të madhe e ka marrë në Serbi, 306 euro.
Por në udhëtime të përbashkëta me Xhavit Halitin, e Sabri Hamitin, Deda ka shpenzuar mbi dy mijë euro.
Pa shpenzime nuk e ka kaluar tre mujorin as Zenun Pajaziti, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës. Pajaziti ka shpenzuar shumën një mijë euroshe. Mëditjen më të madhe e ka marrë në Shqipëri, 309 euro. E për akomodim në Shqipëri, ai ka shpenzuar shumën e njëjtë. Hiq më pak nuk ka shpenzuar as Besim Beqaj nga e njëjta parti. Prej këtyre parave më së shumti harxhoi në Austri, në këtë vend i la 338 euro.
Modest në shpenzime, nuk janë treguar as deputetët e listës “Srpska”. Jelena Bontiq, deputete e kësaj partie, mori nga financat e Kuvendit 1 mijë euro për udhëtime. Bontiq në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i harxhoi 990 euro.
Deputetët shpenzuan 90 mijë euro për telefon
Gjatë vitit 2015 deputetët e Kuvendit të Kosovës shpenzuan për shërbime të telekomunikimit mbi 90 mijë euro. Vetëm për telefon mobil për të zgjedhurit e popullit, sipas raportit të shpenzimeve, u paguan 86 mijë euro.
Nga buxheti i shtetit për subvencionimin e entiteteve publike kanë shkuar 62 mijë euro. Prej tyre 40 mijë euro kanë shkuar për Shoqatën “Nëna Terezë” dhe 6 mijë euro për Shoqatën e Familjeve të dëshmorëve “UÇK”.
Një shumë e parave në vlerë prej 5 mijë euro kanë qenë të destinuara për kishën katolike “Charita”, po e njëjta shumë është investuar në “Art Projekt”.
Ndërkaq SOS fshati i fëmijëve ka qenë përfitues i 800 eurove të ndara nga Kuvendi i Kosovës, derisa 4 mijë euro tjera kanë shkuar në Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe 500 euro përfitoi organizata jo qeveritare “Violeta”.
Për blerjen e mobileve dhe të kompjuterëve, telefonave e pajisjeve teknike vjet Kuvendi i Kosovës shpenzoi 20 mijë euro, ndërsa për furnizim për zyrë u harxhuan 123 mijë euro nga paratë e shtetit.
Ndërkohë lëndë djegëse si vaj, qymyr, dru, naftë dhe lëndë tjera Kuvendi pagoi 42 mijë euro gjatë vitit 2015.
Për shërbimet e regjistrimit dhe sigurimit të veturave dhe ndërtesës Kuvendi dha 27 mijë euro.
Mirëmbajtja e gjitha ndërtesave, veturave dhe teknologjisë informative, mjeteve dhe pajisjeve të kuvendit ka shifrën 269 mijë euro. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame