Janë rreth 1,680 qytetarë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
Të dhënat janë publikuar në raportin e fundit të AIRE, regjistrit të rezidentëve italianë jashtë vendit. Qytetarët italianë janë të regjistruar në AIRE sipas vendit të vendbanimit, zonës kontinentale, gjinisë, arsyes së regjistrimit dhe vjetërsisë së regjistrimit.
Sipas regjistrit të rezidentëve italianë jashtë vendit prej këtyre 674 janë femra. AIRE ka bërë grupimin sipas arsyes së regjistrimit të shtetasve Italianë në Shqipëri.
Rreth 76.1 për qind e italianëve që jetojnë në Shqipëri në 2019-n cilësohen si emigrantë, ndërsa në 11.5 për qind janë italianë të lindur në vendin tonë.
Ata që regjistruar rishtas janë sa 6 për qind e totalit të italianëve të regjistruar në AIRE. AIRE gjithashtu ka publikuar edhe italianët që kanë marrë nënshtetësinë, të cilët janë 5.3 për qind e totalit apo 89 individë.
Gjithashtu AIRE i ka kategorizuar sipas kohës së regjistrimit. 16.8 për qind e italianëve që jetojnë në Shqipëri në 2019-ën kanë më pak se një vit të regjistruar në Shqipëri, apo rreth 282 italianë. 26.5 për qind e tyre apo 445 janë të regjistruar për një periudhë që vajon nga 1 deri në 3 vite. Rreth 21.8 për qind apo 366 italianë janë të regjistruar për një periudhë tre deri në pesë vit. Ndërsa 406 të tjera janë të regjistruar në një interval kohë nga 5 deri në 10 vite.
Por ka edhe nga ata italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për më shumë se 10 vite. Sipas publikimit të raportit të AIRE 2019 rreth 180 italianë kanë jetuar për më shumë se një dekadë në Shqipëri ose gati 11 për qind.
Janë mbi 14 mijë të huaj, që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shqipëri. INSTAT raportoi se, në 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14,162 banorë, duke shënuar rritje me 9.7 për qind, krahasuar me vitin 2017. Numri i të huajve rezidentë, në vitin 2018, përbëhet nga 9,203 meshkuj, duke shënuar rritje me 9.9 për qind krahasuar me 2017 dhe 4,959 femra duke shënuar rritje me 9.6 për qind krahasuar me 2017.
Të huajt me origjinë nga Evropa, gjatë vitit 2018, janë 8.212 dhe përbëjnë 58,0% të të huajve gjithsej kundrejt 59.2 për qind që përbënin në 2017.
Në vitin 2018, arsyet kryesore të lejeve të qëndrimit janë për punësim dhe bashkim familjar, të cilat së bashku zënë 72.4 për qind të arsyeve të të huajve rezidentë gjithsej. Në vitin 2018, rezultojnë 345 persona, të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rritje me 9.2 për qind krahasuar me vitin 2017.
Gjatë 2018-së, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 9.203 meshkuj dhe 4,959 femra. Meshkujt zënë 65 për qind në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri. Piramida e të huajve rezidentë në Shqipëri pasqyron qartë një disbalancë gjinore dhe femrat kanë një moshë relativisht më të re se meshkujt.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2018, është 9,090 aplikime, duke shënuar rritje me 0.7 për qind, krahasuar me vitin 2017. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë 63.8 për qind të aplikimeve gjithsej në 2018. Aplikimet nga Irani ishin 13 për qind më të larta në 2018, në raport me një vit më parë. Ndërsa në rënie ishin aplikimet nga italianët me tkurrje rreth 4 për qind. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri