LAJMI I FUNDIT:

13 milionë euro nga tatimi në pronë

13 milionë euro nga tatimi në pronë

Shuma e inkasuar nga tatimi në pronë gjatë vitit 2008, është 12.7 milionë euro, që është një rritje prej 53% apo 4.5 milionë euro krahasuar me vitin 2007. Nga shuma e përgjithshme prej 17.7 milionë sa ishin faturuar për vitin 2008 janë inkasuar 12.7 milionë euro apo 81% e faturimit vjetor.

Me këtë rast Zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, ka çmuar arritjet në të hyrat nga tatimi në pronë gjatë vitit të shkuar, ndërkaq që ka inkurajuar të gjitha komunat e Kosovës që të rrisin ambiciet e tyre për realizim të hyrave vetanake.

“Viti 2008 ka qenë një vit i suksesshëm në realizimin e të hyrave vetanake të secilës komunë, dhe për këtë meritojnë të përgëzohen, mirëpo potencialet për realizim të hyrave janë edhe më të mëdha prandaj duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësit ”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/